Futboll

Batatina: Llapi mendjen e ka te ndeshja e kupës

Pas ndeshjes ndaj Dritës (2:4), trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se në këtë takim ndikoi lodhja nga ndeshja me Prishtinën.

“Mendoj se kemi parë një Llap krejt tjetër në pjesën e parë, kemi shënuar dy gola dhe si skuadër e kemi rrezikuar  Dritën. E dija që do të ishte e vështirë, por ne ishim të lodhur nga ndeshja me Prishtinën. E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, skuadra si Prishtina, Ballkani, Drita dhe Llapi kur japin maksimumin në një ndeshje, kanë probleme në ndeshjen tjetër. Ky është futbolli, duhet të mendojmë për lojërat e radhës”, tha Batatina pas ndeshjes.

You Might Also Like