Futboll

Batatina: Nuk u vërejt kush ishte kampion Drita apo Llapi

Batatina: Nuk u vërejt kush ishte kampion Drita apo Llapi

 

Deklaruan pas ndeshjes Drita – Llapi

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit

“Nga minuta e parë e kemi dominuar Dritën, e cila është kampione aktuale dhe në pozitën  e dytë në tabelë. Nëse e shohim rrjedhën e ndeshjes ishim më të mirë në çdo aspekt, kurse golin Dritës ia dhuroi portieri i ynë. Në kemi probleme në këtë pozitë, ngase ky gol nuk do të duhej të pranohej. Djemtë tanë treguan karakter të fortë, merituam së paku një pikë. Ne patëm shumë raste e Drita një gjysmërast dhe shënoi.

Kemi problem me portën, duhet të intervenojmë aty. Luajtëm mirë, andaj duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. Sot më së paku është dashur të fitojmë një pikë. Sot nuk u dit kush është kampion, Drita apo Llapi. Ndeshja tregoi kush ishte më i mirë, humbëm me fajin tonë e tash do të mundohemi të rikthehemi në ndeshjet e radhës”.

You Might Also Like