Sportet me dorë

BEACH VOLLEY E PASURON VERËN 2020 NË KOSOVË

Edhe këtë vit Federata e Volejbollit e Kosovës përkatësisht Komisioni për Beach-Volley do të organizojë garat për të gjitha grupmoshat në sportin më të bukur të verës Beach-Volley.

FVK ka bërë përgatitjet dhe paraqitjen ku Kampionet e çdo gare të grupmoshave në të dyja konkurencat, do te perfaqesojne Kosovën në garat për kualifikimet për kampionatin evropian.

Garat do te mbahen ne keto data:

?U18 • 25/26.07.2020
Kampionati i Kosoves U18 ku të drejtë pjesëmarrje kanë të lindurit në vitin 2003 e më të rinjë.
Kampionët e vendit në të dyja gjinitë do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian që do të mbahet më 16-20 Shtator 2020 në Izmir të Turqisë.

?U20 • 31.07-01.08.2020
Kampionati i Kosoves U20 ku të drejtë pjesëmarrje kanë të lindurit në vitin 2001 e me te rinjë.
Kampionët e vendit në të dyja gjinitë do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian që do të mbahet më 09-13 Shtator 2020 në Brno të Republikës Çeke.

?U22 • 08/09.08.2020
Kampionati i Kosoves U18 ku të drejtë pjesëmarrje kanë të lindurit në vitin 1999 e më të rinjë.
Kampionët e vendit në të dyja gjinitë do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian që do të mbahet më 23-27 Shtator 2020 ne Izmir të Turqisë.

?SENIORËT • 15/16.08.2020
Dhe ne fund FVK do të organizojë edhe kampionatin për Seniorë/e që do të jetë më datën 15/16 gusht 2020 ku kampionët do të kenë premi dhe trofe e medalje.

You Might Also Like