Futboll

Bekim Isufi, kryetrajner i ri i Vllaznisë së Pozharanit

Arsim Ostërgllava ,kryetar i Vllaznisë ka bërë të ditur se edhe zyrtarisht kryetrajner i Vllaznisë është Bekim Isufi, ish-futbollist i Dritës dhe trajner i njohur, i cili ka udhëhequr më herët Dritën, Hajvalinë dhe kohëve të fundit ishte edhe drejtor i Feronikelit nga Drenasi.

Sot edhe zyrtarisht si trajner i Vllaznisë është emruar Bekik Isufi, ka thënë për media Arsim Ostërgllava. Ndërkohë që Bekim Isufi është prezantuar po sot në ambientet e klubit Vllaznia në Pozharan. Pas bisedimeve që ishin kryer me suksese me këtë trajner të mirnjohur më në fund Vllaznia pas një jave zbrastësie në bankinë e saj pas largimit të ish trajnerit Slallah Sherifi tash e tutje kryetrajner i ri do të jetë Bekim Isufi./ Aziz Zuka

You Might Also Like