LAJME

Bleron Mulliqi nënshkruan me skuadrën Servette të Zvicrës 

 

 

Djaloshi me prejardhje nga Raushiqi i Pejës, Bleron Mulliqi, i cili edhe disa muaj mbushë 19 vje ka nënshkruar kontratë me 17 herë kampionin e Zvicrës dhe 7 herë fituesin e Kupës së këtij shteti FC Servette. 

 

Mulliqi i cili jeton e vepron në Geneva të shtetit Helvetik të Zvicrës, karierën futbollistike e ka filluar në FC Thonon. 

 

Shtatë larti Mulliqi 1,92 cm është një futbollist mjaft i talentuar i cili kontributin e tij e jep për mrekulli si futbollist mesfushor ofanzivë. 

 

“Kam nënshkruar sot me skuadrën e tretë më të sukseshme në shtetin e Zvicrës, FC Servette, dhe për këtë jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh, megjithëse kam pasur disa oferta edhe nga 

 klubet tjera por me zyrtarët e këtij klubi kemi gjetur gjuhë të përbashkët dhe kontributi im në të  

ardhmen do të jetë në fanelën e FC Servette”, ka bërë të ditur Bleron Mulliqi.  

 

Mulliqi njiherit ishte edhe pjesë e Kombëtarës së Kosovës U19 për një kohë të shkurt, por përshkak të pandemisë së Covid-19, Kombëtarja e Kosovës nuk ka mundur të zhvillojë aktivitetin e saj. 

“Nga zemra e falenderoj Përzgjedhësin e Kosovës U-19, Ramiz Krasniqin, i cili më patë ftuar në Kombëtare, por ëndërrat na ndërpreu pandemia dhe për këtë jam shumë i zhgënjyer pasiqë kemi qenë një grup i futbollistve mjaft i mire”, shprehet i zhgënjyer, Mulliqi. 

 

Talenti i madh, Bleron Mulliqi, ka një dëshirë që sa më parë të jetë pjesë e Kombëtarës së Kosovës U-21  për të kontribuar për shtetin e Kosovës. 

“Kam pasur tri kontakte me zyrtarët nga Zvicrra që të jemë pjesë e këtij shteti, por gjaku im  është që të djersiti fanelën e Kosovës pasi që babe, babgjysh e katragjysh i kam shqiptarë dhe dua që për nder të tyre të jem pjesë e Kosovës, por do të shohim a do të kem ndonjë ftesë nëse nuk do të kem atëherë pa  dëshirën time do të jem pjesë e Kombëtarës së Zvicrës”, thekson talenti Mulliqi. 

 

Futbollit të Kosovës një futbollist siq është Bleron Mulliqi i duhet pasiqë për një futbollist të kalibrit të tillë kemi nevojë të madhe, tani mbetet të shihet se si do të veprojnë në FFK, por kurrsesi nuk guxojmë ta humbim një talent të tillë. 

You Might Also Like