Sportet luftarake

Boksieri Erdonis Maliqi ka fituar bursë olimpike

Boksieri i ri, por tejet perspektiv Erdonis Maliqi, ka fituar bursë olimpike, e cila atij i është ndarë në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i mirënjohur gjilanas, Nazim Halili, i cili në profilin e tij në facebook ka shkruar se nënshkrimi i kontratës për bursë olimpike nga KOK-u është bërë pas rezultateve të mira që ka arritur ky boksier dhe pasi që ai konsiderohet shpresë olimpike, për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

You Might Also Like