Sportet luftarake

Boksieri Erdonis Maliqi në kampionatin Evropian në Bullgari

Gjilan – Talenti i madh në mes litarve të ringut, Erdonis Maliqi, nesër së bashku me trajnerin e tij Nazim Halili do të udhetojnë në shtetin e Bullgarisë, ku do të mbahet kampionati Evropian për të rinjë në boks.

Qyteti i Bullgaris, Albena do të jetë nikoqire e këtij Kampionati Evropian duke shpresuar se për boksierin Gjilanas do të jetë fatlum.
Maliqi edhe në kampionatin e kaluar i cili ishte mbajtur në Hungari kishte marr pjesë, ishte renditur në pozitën e 5-të, në këtë kampionat Maliqi kishte bër befasi të dorës së parë duke e mposhtur boksirin nga Lituania i cili ishte njëherit edhe nën kampion i evropës.

Boksieri Gjilanas, Erdonis Maliqi para shkuarjës ishte mjaft optimist.
“Jam përgaditur mjaft mirë duke e falenderuar trajnerin tim, Nazim Halili i cili ka bër gjithqka që të jem sa më i përgaditur për këtë sfidë evropiane shpresoj sëpaku do të kthehem me një medalje të fituar”.

Trajneri Nazim Halili shpreson se për dallim nga kampionati i kaluar kësaj radhe nuk do të kthehen pa medalje.
“Erdonisi është përgaditur mjaft mirë tani e një kohë të gjatë kemi punuar nga dy her në ditë, do të jetë një konkurenc jashtëzakonisht e madhe por un besoj në aftësit e Erdonisit, qytetin e Gjilanit dhe Kosovën do ta nderojm me një medalje”.

Siq bëhet e ditur nga organizatorët e këtij Kampionati Evropain, ky do të jetë kampionati më i madh dhe më i forti që është organizuar ndonjë herë.

You Might Also Like