Sportet luftarake

Boksieri Erzen Rrustemi – mjeshtër i madh i sporteve

Erzen Rrustemi, boksier profesionist në karrierën e tij ka fituar shumë çmime, por i fundit vije një çmim që për të e ka ndarë presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili Rrustemin e ka cilësuar mjeshtër i madh i sporteve.

Boksieri i mirënjohur, që në këto ditë vere po qëndron në Gjilan, ka vizituar kreun e komunës, Lutfi Haziri, me të cilin bashkërisht kanë mbajtur një konferencë me gazetarë e ku Haziri ka thënë se Erzen Rrustemi, që ndryshe njihet si Hollyfildi shqiptar, boksierët e rinj mund ta shohin si idol të tyre dhe motivim për punë.

Edhe boksieri Erzen Rrustemi, ka thënë se ndjehet krenarë që po gjen përkrahje në Gjilan, nga bashkëvendësit e tij dhe kjo ka rezultuar që ai të shpallet kampion bote në  njërin nga versionet. Rrustemi ka premtuar se edhe në të ardhmen do të arrijë suksese të tilla, duke u ngjitur edhe më lartë në sportin bujar.

Ai ka thënë se ka dëshirë të flaktë që një meq të tijin t’a organizojë në Gjilan, por siç është shprehur boksieri një gjë e tillë është shumë e vështirë të arrihet, ngase në boksin profesionist ku bokson ai ka rregulla shumë të ashpra që e vështirësojnë mbajtjen e një meqi në Gjilan.

Ai ka pasur edhe një lutje për politikanët kosovarë që të bëjnë më shumë për sportin, që të ngrenë vendin aty ku duhet të jetë, derisa për kryetarin Lutfi Haziri, ka thënë se ai po e bënë një punë të mirë dhe pret që edhe në të ardhmen të vazhdojë me punë të tilla të mira.

You Might Also Like