Arti pamor

Bota madhore e një piktori shqiptar

Thonë, krijuesit e artit janë një botë e pafund. Ata janë të pashterrshëm. Kanë imagjinatë magjepse. Janë si poetët: Lorka, Jeseni, Lasgushi shqiptar, Gete gjerman, si Bajroni anglez e si Petëfi hungarez etj. Pse jo? Nuk janë njerëz të rëndomtë. Përkundrazi! Ata janë njerëz që jetojnë me artin e bukur. Jetojnë me vija, skica, ngjyra, brusha, pejsazhe, piktura murale, natyrë të qetë, kolazhe, botë të “çudirave” si të Luis Karolit e të tjera. Janë vërtetë të çuditshëm. Kanë një botë “tjetër” të intuitës së krijimeve të tyre të artit. Kjo pëlqehet e adhurohet. Pse jo? Edhe Zeqirjah Rexhepi është krijues kosovar që ka bërë emër në artin piktural. Është i tëri kosovar, por jeton në Kanada. Atje larg (Kanada) e quajnë Ambasador të kulturës! E meriton këtë epitet. Është piktor i madh i artit. Gjer sa të tjerët bëjnë piktura të vogla arti nëpër atelje, ai bën piktura me mbi 50 metra të gjata e të larta. Pse jo? Ja si shton ai: “Arti është diçka që të magjeps e të “humb” përtej botës që e imagjinoj… Ai (arti), më lind aty për aty. E kam dashur, por nuk ka fuqi ta largoj nga vetja. Është diçka që të pushton trupin, por edhe të gëzon.” E filluam bisedën për botën e artit dhe atë ditë nuk munda ta përfundoj bisedën për talentin e tij të rrallë. Një njeri modest, pa ndonjë kompleks, i urtë e i afërt, ja ky ishte Zeqirjah Rexhepi, piktor nga Përlepnica e Gjilanit. Ai, nga koha e luftës së fundit 1999, jeton në Kanadanë e largët. Edhe ashtu larg, ai vendlindjen, Përlepnicën, asnjëherë nuk harron. Na thotë, në Kadada nuk ka pikturë pa emër. Atje piktura komentohet, edhe ate para masës. Atëherë ajo e ka fuqinë. Kur unë ua “rrëfej” artin tim, ata atëherë më kuptojnë se jam artist. Pse jo? Zeqirjah Rexhepi ka bërë emër, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashta kufijve të Kosovës. Kështu është jeta. Ajo të afron e të largon. Jetë që i rrit e të “pjek” kudo në botë. Zeqir Rexhepi është i lindur më 1955 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmën, të artit, e ka mbaruar në Pejë, më 1974. Kreu edhe ShLP, grupin e artit figurativ në Shkup, më 1976. Pas kësaj kohe, ate e shohim në vendlindje me ditar të punës në shkollën fillore të Përlepnicës. Pa shkëputur nga puna e arsimtarit, ai regjistrohet në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në degën e pikturës, në klasën e profesorit, Tahir Emra. Me kohë ka diplomuar në vitin 1979. Pas diplomimit, ai qe bursist i Kombinatit të Tekstitilit në Gjilan. Dhe, nga këtu filloi punën si dizajner në sektorin e qendisjes. Më vonë, ai gjendet në Zvicër, ku kreu specializimin për dizajner në qytetin Arbonë (Zvicër), më 1980. Jo vetëm kaq. Ky arstist arti, ka edhe shumë “zanate” tjera. Ai krahas punës së tij me pikturë, merret edhe artin e muzikës. Sa ishte nxënës në Pejë, ai qe anëtar i Ansamblit “Xhemal Kada”. Po edhe sa ishte në studimet e artit në Shkup, ai qe anëtar i Ansamblit “Emin Duraku”. Mandej, ka bashkëpunuar me Ansamblin “Kosovarja” e fshatit Përlepnicë. Ai qe edhe anëtar disa vjeçar në Ansamblin “Punëtori” në Kombinatin e Tekstilit në Gjilan. Këtu e udhëhoqi katër vjet me radhë këtë Ansambël në fjalë. Pati suksese në punë dhe dha shumë koncerte në Hamburg të Gjermanisë. Por, kur erdhi viti 1990, ai largohet nga puna. Por, me kolegun e artit, D. Behlulin, piktor e krijues, filluan t’i punojnë muralet e Kishës së Biunçit. Zeqirjah Rexhepi, bashkë me D. Behluli, piktor, ka punuar arabeska origjinale në 25 xhami e mural e të ndryshme. Por, puna e tij prej piktori është shumë e çmuar se, për një kohë jo aq të gjatë, ka punuar muralet e kishës ëë Binçit me një sipërfaqe prej 650 m. katrorë me 520 figura të martirëve kombëtar. Zeqirjah Rexhepi ka një pjesë të veçantë të biografisë. Ai, në luftën e fundit (1999), kur i tërë fshati u dëbua me dhunë nga forcat paramilitare serbe, ai me shumë bashkëvendas u gjend në Stankovec të Maqedonisë. Nga këtu ai mori rrugën për në Kanada. Dhe, sikur kjo e “keqe” nga “barbaria”

e egër serbe e detyroi të jetojë në qytetin Halifaks, Novo Skocia. Ai këtu jeton e krijon edhe sot. Dhe, nga kjo “plojë” e barbarisë serbe, ai u bë i njohur në Kanada, por edhe në botë. Tash është jo vetëm piktor i dëshmuar, por punon edhe në një profesion tjetër, skenograf filmi. Është anëtar i “Aleancës së tetatrit dhe filmit – Holivud”. Po këshu, ai është anëtar i Shoqatës së Artistëve të Galerisë së Arteve të Novo Skocisë, anëtar i Asociacionit të Artistëve “Cape Breton” Sednay dhe anëtar i Shoqatës së Artistëve të Forcave të Armatosura të kanadasë dhe i Muzeut Nacional, ku bëjnë pjesë vetëm 10 piktorë të të gjitha provincave të kanadasë. Ky artist i dalluar kosovar, ka krijuar shumë piktura në pëlhurë. Më shumë Zeqirjah Rexhepi ka arrtur të jetë i njohur në fushën e artit sidomos në botën e jashtme në Kanadanë dhe jashtë duke prezentuar artin me shumë ekspozita të pavarura dhe ato kolektive. Ka bërë mbi 30 murale. Është i zgjedhur nga komisionet seleksionuese dhe vedeve të ndryshme te kanadasë ndër muralet më të rëndësishme me karakter internacioal. Ka krijuar edhe format e pikturës në “Festivalin ndërkombëtar anija me vela” viti 2000 në Holifakx, 9 murale në qendrën më të madhe kulturore në “Azdermu landimg” dortmouth, murle të krakterit historik të shekullit 18 me mbi 300 m2. Mandej, e ka bërë muralin për 400 vjetorin e vlerave kulturore të françezve nga Nova Scotia 120 m2 origjinal i kësaj pikure ruhet në Muzeumin “Evangelina” në Luziana të SHBA-së. Mandej, e ka krijuar portretin në 200-vjetorin e figurës së JOSEPH HOWE, reformatorit të parë të demokracisë. Muralin “Making Peace” përkujtim i veteranëve të luftës në Qendrën memoriale të veteranëve. Në qytetin e Vonkuverit ai ka bërë përgaditjen e olimpiadës në shkurt të vitit 2002 ku ëshë i zgjedhur nga Galeria e Nacionale e Otavës, seleksionimi është bëre me vetëm 10 piktorë nga të gjitha provincat e kanadasë, me këtë rast Zeqirjah Rexhepit iu janë zgjdhur 3 piktura, të cilat kanë pasur jehonë në ekspozitën shëtitëse për një vit nëpër Kanada, një vit në Europë, destimin final mbeten punimet të përheshme në Muzeun nacioal të kryeqytetit Otava. Suksesi tjetër afirmativ i piktorit kosovar ëshë propozimi i Galerisë për zgjedhjen e një piktorit nga tërë Kanadaja, prezentim për një vit në art spot nga TV Kanadaja. Zeqirjah Rexhepi ka një botë të veçantë të “studimit” të artit. Ai këto “arte” i komenton duke i spejguar teknikat, stilin, psikogjigjinë, metaforën dhe simbolizmin, shprehejen artitike ashtu si i njeh dhe i ka studjuar vetë. Ai është bërë një studjues i madh dhe mësimdhënës i shquar i artit. Ai tash është antëtar i shoqatës së artistëve kanadez, anëtar i Galerisë së arteve, anëtar i U.C.C.B Galery II Cape Breton. Mandej, është anëtar i shoqatës së artistëve të forcave të armatosura të Kanadasë, Otavë, është anëtar i Unionit të filmi tHolivudit, është anëtar i komisioni seleksionit kpër ekspozita etj. Dhe, për të kanë shkruar me dhjetra gazeta e revista. Ai ka punuar edhe dhjetëra murale, ku tri prej tyre janë fituar në konkursin ndërnacional për Festivalin e anijeve me rastin e 50-vjetorit në vitin 2000, me një dimesion 7x15m. Murali tjetër i punuar është me rastin e 200-vjetorit të lindjes së kryeministrit dhe reformatorit të parë kanadez, Joseph Howe dhe me rastin e 400-vjetorit të shpërnguljes së francezve nga Novo Skocia. Ky mural është punuar në Windsor të N. Skocisë, me një sipërfaqe prej 14x 9 m. Fotokopja e origjinalit gjendet në muzeun “Acadians Muzeum” në Luzian të SHBA-ve. Ai është nominuar për pikturë në vitin 2006 i zgjedhur nga Galeria Nacionale e Otavës. Që nga viti 2002, ky artist shqiptar kosovar ëshë anëtar gjeneral i Industrisë së filmit. Ka punur si piktor skene me mbi 20 filma të metrazhit të gjatë. Ka punuar piktor skene në Festivalin atlantik të Teatrit në qytetin Wolphel 2006. Nga 5 shtatori i vitit 2005 ëshë pranuar nga Bordi i Arsimit të HRM për mësimdhënës i pikturës me klasë të posaqme me 12 kpiktorë. Mandej, nga vititi 2006, ai është pranuar me punë të përheshme në Universitetin Internacional “Dolhoousie Universitety”. Në luftën e fundit (1999), atij ia kanë djegur jo vetëm shtëpinë, por edhe fondin e pikturave të punuara. I mbetëm vetëm ato piktuar që ua dhuroi shokëve e miqve, si dhe muralet nëpër xhami dhe në kishën e Binçit. Motivet janë më të ndryshme, si portreti i dëshmorëve të kombit, lufta, njerëzit e vuajtur në luftë etj. Momentalisht, ai jeton e krijon në Halifaks të Kanadasë. Në fund të bisedës, tha: “Jam tejet i intersuar që në Festivalin

Atlantik të filmit ta dërgoj një film nga Kosova që të prezentoj Kosovën edhe në këtë vend me kët fushë të artit që do të jetë një afirmim i kulturës e vlerave tonë këtu”, tha në fund. z. Rexhepi, piktor nga Kosova. /Tefik Selimi

You Might Also Like