Gjilan

Bujqësisë, me hile

Ndarja apo transferi i mjeteve financiare nga Qeveria, kategoria ekonomike – Rezerva (fondi burimor 10), i destinuar për nevoja të komunës së Gjilanit, ndonës janë evidente vërejtjet e mia për mënyrën e shpërndarjes, ato nuk duhet të kthehen prapa në suficit.
Duke patur parasyshë situatën pandemike e cila ka rënduar jo vetëm bizneset, por në masë të madhe edhe ekonomitë familjare, sektorin e bujqësisë, etj., shpërndarja e këtij fondi për nevojat e komunës sonë, do të duhej të ishte më racionale.
Në këtë kuadër, poashtu duke patur parasyshë që tani po afrohet sezoni vjeshtor i mbjelljeve dhe përgaditjeve në bujqësi, ndajra prej 50 mijë euro për këto nevoja në Bujqësi, konsideroj se është e vogël dhe do të duhej të ndahej një shumë më e lartë, e cila do të përmbushte këto nevoja në masë më të madhe.
Shefik Surdulli, këshilltar komunal – PDK Gjilan.

You Might Also Like