Gjilan

Bukuritë e Anamoravës në objektivin e fotoreporterit Fatlum Kosumi

Anamorava ka bukuritë e saja. Mjafton t’i ikësh qytetit për një çast e të ngjitesh kodrës përpjetë për të shijuar bukuritë që ofron kjo pjesë e Kosovës. Male e fusha të blerta, ujë me bollëk, shfaqja e ylberit pas shiut, fshatra me ara të punuara e vreshta, të gjitha këto janë fokusuar përmes objektivit të fotoreporterit Fatlum Kosumi i cili si gjithnjë bënë foto me shije dhe për lakmi.

“Zgjodha këtë pasdite që të kalojë në natyrë, që nga Crepi i Kamenicës, u ktheva kah fshati Ropotovë për të arritur te Vali Ranch e prej aty te Liqeni i Përlepnicës, hapësirë kjo që ka një natyrë të mrekullueshme”, thotë fotoreporteri Fatlum Kosumi, i cili është përkujdesur që të bëjë fotografi që shpërfaqin të gjitha bukuritë e kësaj ane. Në fotot në vijim mund t’i shijoni këto fotografi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like