Futboll

Bylbyl Sokoli merr “timonin” e Vllaznisë së Pozharanit

Bylbyl Sokoli është trajner i ri i Vllaznisë së Pozharanit. Trajneri i mirënjohur kosovar sapo ka arritur marrëveshje me ekipin nga Pozharani që këtë edicion arriti të promovohet në elite. Palët sic dihet ka disa ditë që ishin në bisedime, por nuk arrinin akordin. Ndërkohë, tek sot Vllaznia ka përmbushur kërkesat e Sokolit, i cili ka pranuar ta drejtojë skuadrën këtë edicion, teksa objektivi është mbetja në elitë.

Bylbyl Sokoli shpejt pritet të nisë punën te Vllaznia të lënë në gjysmë nga Bekim Isufi i dorëhequr. Kujtojmë që Vllaznia është e fundit në renditje me vetëm katër pikë dhe Sokoli do të ketë punë të vështirë për ta larguar nga zona e rrezikshme. Sokoli pritet të debutojë si trajner i Vllaznisë të dielen në Pejë në duel me Besën. Aziz Zuka

You Might Also Like