Trashëgimi

ÇEZME NË VLLASALI

dini Shkruan: Sherafedin Kadriu, QRTK – Gjilan –

 

Në fshatin Vllasali ndodhet një çezme e vjetër, e cila nuk mbahet mend se kur është ndërtuar. Dikur kishte vetëm një koritë dhe një sylynjar. Ndërsa, me gurë është punuar rreth 100 vite më përpara, por një rindërtim po me gurë ka ndodhur në vitet 80 të shek. XX sepse

për material lidhës të gurëve është përdorë llaçi prej çimentoje.

Në të vërtetë është fjala për një mburojë e cila ka 5 radhë gurësh në ballinë, ndërsa në kthesën që paraqet një kënd të gjerë ka vetëm dy ose tri radhë. Pikërisht, në atë pjesë ndodhet një sylynjar, i cili nuk është se sjell ujë të mjaftueshëm si dikur. Siç mësojmë nga vendësit, lugu i çezmës është prishur pakëz mbi mburojë, rreth dy-tri metra. Megjithatë, ai sjell ujësa për t’ua shuar etjen bagëtive të fshatit. Në vitet tetëdhjetë të shek. XX, çezmës i është ndërtuar një govatë prej betoni.

Çezma është pronë e tërë lagjes, e vendosur në fillesë të një lugaje, pranë një lisi mjaft të vjetër. Se cili është më vjetër nuk dihet: lisi a çezma.

 

You Might Also Like