ARSIMI

ÇFARË DUHET TË JETË SHKOLLA IDEALE

Shkrun: Dr. Selim Sylejmani

E vogël, mësimdhënës miqësorë, pa sjellje të dhunshme dhe pa kopjime. Pikërisht e tillë duhet të jetë shkolla ideale mendojnë shkencëtarët e shquar.

Sipas ekspertëve të fushës së arsimit, shkolla ideale është, para së gjithash, një shkollë e vogël me 500-800 nxënës. Të gjitha komplekset gjigante vështirë kontrollohen, kurse nxënësit në to janë të depersonalizuar. Në orë, në shkollat e mira, nuk flet mësuesi, por nxënësi. Modeli “tha-pyeti” është anuluar, kurse shkolla fillore duhet të jetë, si në të gjitha vendet e zhvilluara (gjashtë vjet!).

1. Në shkolla duhet të ketë atmosferë demokratike dhe respektuese, do të zhduket sjellja e dhunshme. Si pjesë e studimit të PISA fëmijëve menjëherë pas kryerjes së detyrës themelore, u është dhënë anketë dhe janë pyetur çka bëhet në shkollë. Dhe, vendi ynë ka hyrë në dhjetëshen e parë… për sjellje të dhunshme! 37 përqind e nxënësve të anketuar kanë pranuar se janë ngacmuar, sharë dhe poshtëruar në shkollë. Gjëja më e trishtuar është që, nga mesi i atyre që kanë sjellje të dhunshme numri më i madh janë mësimdhënës.

2. Detyrat e shtëpisë më nuk duhet të zënë 45 minuta në ditë. Në Finlandë dhe vendet tjera që moti e kanë kaluar këtë. Të gjitha detyrat e shtëpisë duhet të kontrollohen. Nxënësi duhet të marrë vlerësim për çdo punë të kryer. Dhe kjo nuk është e thënë të jetë vlerësim me notë. Mund të jetë vetëm lavdërim: “të lumtë”, “e ke kryer shumë bukur, tani ki kujdes për ….”. Është e rëndësishme që të rritet vetëvlerësimi i fëmijës dhe që ai të mësojë si t’i përmirësojë gabimet.

3. Shkolla fillore duhet të zgjasë pesë vjet, si tani, madje nw vendet qw pozicionohen nw top dhjtëshen e parë të hulumtimit PISA shkolla fillore zgjatw gjashtw vjet. Përse? Në të gjitha vendet, përfshi këtu Finlandën e cila duhet të jetë shembull për arsimim të suksesshëm, kemi shkollë gjashtë-klasëshe fillore. Në Angli fëmijët fillojjnë të shkojnë në shkollë me pesë vjet, te ne – me gjashtë, kurse në Finlandë – me shtatë. Përse është e rrezikshme shkolla më e shkurtër fillore? Në shkollë fillore vihen themelet për mësim të mëtutjeshëm lëndor. Për fëmijën, i cili nuk arrin të lexojë me shpejtësi të duhur, duke nxjerrë informacione të nevojshme, pastaj do të jetë shumë më vështirë. Njësoj është edhe me llogaritjen. Për shkak të kohës së pamjaftueshme, njohuritë nuk arrijnë të përforcohen. Disa studiues pohojnë që shpejtësia e leximit praktikisht nuk ndryshon pas moshës dymbëdhjetë vjeçe. Me çfarë rezultate ke ardhur në këtë moshë, këshut edhe do të vazhdosh me tutje.

4. Shkolla duhet të fillojë të punojë si një ekip /skuadër. Te ne sot mësimdhënësit thuaja nuk kounikojnë me njëri tjetrin për tema profesionale. Ata mund të përshëndesin njëri tjetrin për ditëlindje, mund t’i festojnë bashkë festa e rëndësishme, mund të flasin për shumëçka – bashkëshortët /-et, fëmijët, kënaqësitë e qëndrimit në vila malore, udhëtime ekzotike, por assesi për shkollë. Tani ka ardhur koha kur kjo është bërë e nevojshme, madje e domosdoshme. Një mësuese me përvojë në një nga shkollat e qytetit, gjatë diskutimit lidhur me këtë temë, saktëson: Do të dëshiroja që nëpër shkolla të ketë një sistem vetanak për zhvillim profesional të mësimdhënësve, i cili do të ndërtohej rreth nxënësve. Ky është sistem, kur mësimdhënësit mblidhen dhe diskutojnë, për shembull, çfarë lloj ngarkese do të kenë

fëmijët javën e ardhshme. Dihet që te ne çdo mësimdhënës pandeh që lënda e tij është më e rëndësishmja dhe në këtë frymë u jep nxënësve detyra “të gjata me kilometra”. Por për t’i kontrolluar këto detyra mësimdhënësi, zakonisht, nuk ka kohë kurrë.

Mësimdhënësi, në rastin më të mirë, i sqaorn në tabelë cilat kanë qenë gabimet më tipike. Kurse nxënësi nuk është i interesuar për gabimet tipike, atij i interesojnë gabimet e tij dhe mënyra si duhet t’i tejkalojë ato? Sistemi brenda-shkollor i përsosjes profesionale gjithashtu mundëson vlerësimin e problemeve jo tipike, por atyre tërësisht konrekete, që krijohen në një shkollë konkrete.

5. Nxënësit më nuk duhet të kopjojnë. Studimi ndërkombëtar TALIS ka treguar që: gati të gjithë drejtorët e kanë pranuar që në shkollat e tyre ka kopjime dhe kopjacë. “Kopjohet, natyrisht, në të gjtiha shkollat, por te ne – është bërë shprehi. Te ne madje vetë mësimdhënësi i inkurajon nxënësit për këtë – shkolla ka neovjë për “rezultate të mira”, prandaj të gjitha mjetet janë të mira dhe lejohen. Sistemi është i tillë që e provokon vetë kopjimin. Te ne që ngaherë ka qenë “e ndaluar” të flitet për kopjimin nëpër shkolla.

6. Në orë të mësimit nuk duhet të flasë mësimdhënësi, por nxënësi. Kohë më parë në vendin tonë kishte qëndruar në vizitë pune një delegacion i pedagogëve të huaj nga një shtet i largët, me qëllim të shkëmbimit të përvojave me qëllim të ndihmës reciproke. Duke ecur korridoreve të shkollave gjatë mësimit, dëgjonin çka po bëhej nëpër klasa dhe u habitën shumë nga fakti sa shumë dëgjohet vetëm zëri i mësimdhënësve. “Ku janë nxënësit? Kjo është mënyra e tejkaluar e mësimdhënies! Te ne tashmë ka zënë rrënjë puna e vërtetë frontale në shkolla,” – deklaroi njëri prej mysafirëve.

7. Arsimimi profesional duhet të jetë në fokus të interesimti të organeve shtetërore. Te ne zakonisht zgjedhjen e profesionit dhe mësimit të mëtutjeshëm fëmija e bën në përfundim të shkollës. Shumë njerëz të sukesshëm e kanë ndryshuar mendimin e tyre pak para se të regjistrohen. Ne dëshirojmë t’i fusim fëmijët në një lloj kronize, andaj në mënyra të ndryshme – me kurse të ndryshme, lehtësime të regjistrimin, pikë shtesë etj. e nxisim te fëmijët zgjedhjen e gabuar. Dhe ai mbetet me këtë zgjedhje. Ndërkohë që askush nuk mendon, ku do të punojnë pastaj këta tw rinj. Në ekonominë e së nesërmes kërkohet aftësi universale, andaj më lehtë gjejnë punë ata që nuk kanë shkollim të lartë, por që kanë aftësi të shumta, se ata që kanë kryer ndonjë fakultet profesional.

8. Shkollat sërish duhet të jenë të vogla. 500-800 nxënës – ky është maskimumi. Madje është gabim nëse mbështeten pikërisht shkollat e mëdha, si deri tani, por duhet forcuar ato të dobëta, si në Estoni, e cila që dy herët e fundit zë vendin e parë në Evropë në hulumtimin PISA. Atje investohet në shkolla të vogla të fshatit, të cilat kanë më pak mundësi dhe jo në shkollat elite të qyteteve të mëdha, të cilat tregojnë rezultate “të mira”.

Të gjithë mësimdhënësit atje kanë ndjekur trajnimet, ku kanë mësuar metoda të ndryshme të punës me nxënës. Për shembull, puna në grup, kur xnëënsit mësojnë të bashkëpunojnë, t’i zgjidhin problemet bashkë. Apo teknikën e orës së përmbysur, kur nxënësi teroinë e mëson në shtëpi, kurse në orë mësimroe e diskuton atë bashkë me klasën dhe mësimdhënësin.

Është edhe një gjë intereasante, gjithashut nga vendet të cilat qëndrojnë shumë lart në hulumtimin PISA, të cilan dëshiroj ta ndajë më ju, si shembull. Sistemin e rotacionit të drejtorëve dhe mësimdhënësve. Në këto vende një drejtor ose mësues nuk mund të punojë në

një shkollë më shumë se pesë vjet. Pastaj ai kalon në një shkollë tjetër. Kjo është e dobishme ngase: edhe mësimdhënësit e mirë kanë mundësi të punojnë në shumë shkolla.

Kur jemi këtu, mbase është mrië të theksojmë se në disa vende mësimdhënësit japin provim profesional shumë rigoroz për të punuar në shkollë.

Po ne ku /si jemi!?

Selim S.

You Might Also Like