Shëndeti

ÇKA E DALLON KORONAVIRUSIN NGA GRIPI DHE PËRSE ËSHTË E NEVOJSHME KARANTINA

 

COVID-19 do të atakojë me pjesën më të ndjeshme të popullatës: personat e moshuar, të sëmurët kronikë dhe ata me imunitet të dobët.

Ekspertët theksojnë që njerëzit janë përballur me koronavirusin që në vititn 1965. Rreth 80 përqind të popullatës kanë antitrupa ndaj variacioneve të tjera të koronavirusëve. Në bazë të kësaj, kjo llojllojshëmri mund të shaktojë atë që testet e përdorura për diagnostifikim të reagojnë ndaj një lloji të afërrt gjenetikisht të virusit dhe jo ndaj COVID-19.

Në qelizat e të sëmurëve nga koronavirusi janë gjetur proteinë ACE2, e cila është e lidhur ngushtë me punën e sistemit kardivaskular. Një mjek shumë i njohur virusolog (shih kanalin Youtube) së fundmi ka publikuar një incizim të fundit, kushtuar epidemisë së koronavirusit në botë. Ndër të tjera, ai tregon përse nuk është e drejtë madje e paskta të krahasohen llojet e gripit me koronavirusin e ri COVID-19, duke sqaruar përse në vendet ku nuk janë shënuar akoma raste të koronavirusit po e aplikojnë karantinën. Në shikim të parë, simptomat e gripit dhe formave të rënda të koronavirusit në disa aspekte ngjasojnë, madje edhe rruga e infektimit praktikisht është i njëjtë: qoftë përmes kontaktit direkt me bartësin e virusit, qoftë përmes organave respiratore. Por, pasi koronavirusi të depërtojë në organizimin e njeriut, ai sillet ndryshe prej virusit të gripit. Në qelizat e të sëmurëve nga kronavirusi kanë hasur proteinë ACE2, e cila është e lidhur ngushtë me punën e sistemit kardio-vaskular. Ai është i bollshëm në mushkëri dhe është përfshirë në rregullimin e shtypjes së gjakut. Pikërisht kjo proteinë edhe është transmetuesi i koronavirusit në qelizë. Është dëshmuar se aktiviteti i kësaj proteine është i lidhur ngushtë me moshën e një personi. Sa më i moshuar njeriu – aq më i madh është aktiviteti dhe aq më i madh është probabiliteti i virusit për t’u ngjitur me këtë proteinë, deklaron specialisti. Për këtë shkak ilaçet të cilat përdoren kundër shtypjes së gjakut edhe ndikojnë te kjo proteinë, mund të ndikojnë në probabilitetin e infektimit me koronavirus. Kurse, meqë nga shtypja e gjakut lengojnë kryesisht personat e moshuar dhe pasi që në organizimin e tyre kjo proteinë është e përqendruar më shumë se te të rinjtë, ata janë më të rrezikuar nga ndonjë formë e rëndë të penumonisë së koronavirusit. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim që ilaçi kundër koronavirusit do të jetë efikas, nëse do të ndikojë te proteina АСЕ2. Specialisti vëren që virusi “nuk është i interesuar që të jetë i rëndë”, sepse me vdekjen e njeriut virusi nuk mund të transemtohet më tej. Prandaj ai, si edhe shumë shkencëtarë të tjerë, është i mendimit që gjatë kohës koronavirusi do të jetë më i lehtë, duke i shndërruar në diç të zakonshëm, sezonal, të ngjashëm me gripin. Virusologu thekson se 80% prej të infektuarve do t’i mbijetojnë sëmurjes shumë lehtë, 15% do të

kenë nevojë për oksigjen dhe gjithashtu do të shërohen, 5% do të kenë nevojë për hospitalizim real, terapi intensive, intubacion, ventilim artificial të mushkërive etj. Duke folur për dallimet tjera ndërmjet infeksioneve të gripit dhe koronavirusit, specialisti thekson që gripi përhapet më shpejt, pasi që ka periodë më të shkurtër të inkubacionit. Pastaj, fëmijët i infektojnë të rriturit, në veçanti më të moshuarit. Ndërkaq në rastin e koronavirusit fëmijët lëngojnë më pak dhe infektohet zakonisht nga të rriturit. Nga gripi më të prekurit janë fëmijët, shtatzënat dhe të moshuarit. Te koronavirusi nuk ka të dhëna që më të prekur janë fëmijët dhe shtatzënat. Në rastin e tyre “çdo gjë është pak-a-shumë pa prolem”. Kundër gripit ka vaksina dhe preparate antivirale. Për koronavirusin nuk ekziston ndonjë ilaç me efikasitet të dëshmuar, – deklaron specialisti në fjalë. Ai sqaron gjithashtu, përse e zbatojnë karantinën në të gjitha vendet, madje edhe nëse janë regjistruar fare pak raste të infektimit me koronavirus ose nuk ka akoma asnjw të regjistruar. Nëse nuk do të zbatohej karantina, atëherë do të sëmuren pjesa më e madhe e njerëzimit dhe do të ketë kolaps të sistemit të shëndetësisë. Karantinën e aplikojnë për të fituar në kohë. Sepse, sikur njerëzit të sëmureshin të gjithë njëkohësisht, mjekët do ta kishin shumë të vështirë të përballeshin me të, – shton ai duke arsyetuar masën e karantinës për personat e dyshuar. Në fund infeksionisti i këshillon të sëmurëve dhe atyre që kanë ardhur nga vendet në të cilat janë shënuar raste të infektimit me koronavirus, të qëndrojnë në shtëpi, të ajrosin dhomën ku qëndrojnë, të pinë shumë ujë, të konsultohen rregullisht me mjekët përmes telefonit. Pasi që ilaç për koronavirus aktualisht nuk ka, duhet të mbështetemi te imuniteti personal. Nëse njeriu nuk ka ndonjë sëmurje kronike, dhe akoma nuk është më moshë të shtyrë, atëherë imuniteti kundër koronavirusit do të shafqet pavarësisht dhe njeriu do të shërohet. Prandaj, nevojë për panik nuk ka.

Përgatiti dr. Selim Sylejmani

You Might Also Like