Futboll

Dallku: Lojtarët luftuan deri në fund dhe e gjitha është meritë e tyre

Armend Dallku deklaroi pas ndeshjes me Dritën:

“Jemi të lumtur për këtë fitore pasi kemi pritur gjatë për këtë gjë. I falënderoj tifozët edhe një herë për mbështetjen, lojtarët luftuan deri në fund dhe e gjitha është meritë e tyre”.

“Problematika e parë është zëvendësimi i një qendër mbrojtësi, është shumë e vështirë të luajmë me një lojtar më pak. Vendosëm të ndryshojmë strategjinë tonë dhe në fund rezultuam të sukesshëm”, ka thënë trajneri Armend Dallku pas takimit me Dritën për Art Sport.

You Might Also Like