Futboll

Dallku sërish dështmin e sheh diku tjetër

Kryetrajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku theksoi se skuadrës së tij i është mohuar një penalti në këtë ndeshje.

“Gjasat tashmë janë zvogluar shumë, në çdo ndeshje kemi potencuar se luajmë për tre pikë, kishim mungesa sot në mesfushë me Zybën dhe Ahmetin, dhe ndoshta që nuk na dha mundësi të freskohet ky repart i yni”, tha fillimisht Dallku.

“Bëmë një lojë të mirë, kishim edhe një penallti dhe për mendimin tim, ajo nuk na u dha, e që ishte 100 për qindtë, por kjo të mbetët në ndërgjegje të referit”, shtoi ndër të tjerash tekniku i kryeqytetasve.

Ai gjithashtu ka patur kritika të ashpëra për referimin edhe për ndeshjet e kaluara, teksa ka ironizuar me mos akordonimin e penaltive ndaj Dritës në dy vitetet e fundit.

“Ne kemi pasur raste që nuk na u dhanë penallti si në Podujevë dhe këtu ndaj Drenicës, dhe ky ishte rasti i tretë që nuk na ipet në favor tonin”.

“Me sa di unë, ndaj Dritës nuk janë dhënë penallti në 2-3 vitet e fundit, dhe sa më kanë thënë, ishte Florent Hasani që iu ka shënuar nga 11 metra e i cili luan tashmë në Hungari”, përfundoj Dallku.

Prishtina mbetet në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 58 pikë dhe me fare pak gjasa për titullin kampion kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të kampionatit.

You Might Also Like