OPINION

Daniel Serwer: Kërkesa e Grenellit sjell marrëveshje të Keqe

Ismajl Kurteshi

Serwer: Grenell ka kaluar plotësisht në anën e Serbisë

Në intervistën për “Jeta në Kosovë” ish-drejtorit i Institutit të Paqes, ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, njohësit i mirë i rrethanave në Ballkan z. Daniel Serwer, përveç tjerash në këtë intervistë thotë: Marrëveshja për të cilën po flitet në Prishtinë dhe Beograd është e keqe sepse kjo marrëveshje e sjell copëtimin territorial të Kosovës, formimin e asociacionit të komunave serbe përtej asaj që lejon Kushtetuta e Kosovës dhe nuk e garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB, sepse për anëtarësim në OKB duhet një marrëveshje në mes të SHBA-ve dhe Rusisë.

Disa njerëz në Washington po bëjnë presion mbi Prishtinën, për ta arritur një marrëveshje bazuar në kërkesat e Serbisë, kurse Serbia e ka bërë të qartë se kërkon territore.

Kurse sa i përket heqjes së tarifës z. Serwer tha se propozimi i Albinit ishte i mirë, kurse Grenelli dëshiron heqjen e njëanshme të tarifës për të cilën mendoj se është ide e keqe.

Në pyetjen e gazetares nëse duhet apo nuk duhet të aprovohet kërkesa e Grenellit? Server tha se ju ndoshta jeni të detyruar ta bëni këtë për shkak të presionit të madh, por kjo do të ishte një marrëveshje e keqe.

Gazetarja thotë se, LDK po e akuzon Albin Kurtin, si antiamerikan, sepse nuk po e heq tarifën ashtu si po e kërkon Grenill. A e bënë kjo Kurtin antiamerikan? Jo nuk e bënë tha Serwer. Unë i kam thënë Thaçit se Grenell nuk është mik i Kosovës, ai ka kaluar plotësisht në anën e Serbisë tha Serwer.

 

You Might Also Like