Futboll

Dardan Çerkini lojtar i ri i Vitisë

Klubi Futboolistik “Vitia” ka bërë goditjen e radhës në këtë afat kalimtar duke transferuar futbollistin me përvojë të madhe në futbollin kosovar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut, Dardan Çerkini, shkruan Gazetasheshi.com

Cerkini së fundmi ka qenë pjesë e KF Ferizajt dhe tashmë pritet t’i mbrojë ngjyrat e Vitisë.

Mbrojtësi i djathtë më parë është paraqitur edhe për skuadrën e Trepçës ’89, Dritën dhe gjithashtu karrierë ka bërë në Superioren shqiptare te Flamurtari i Vlorës.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like