Futboll

Dardana më e mira në grupmoshat U-15

Kampion i sivjetmë për grupmoshat U-19 në Lidhjen Rajonale të Futbollit është shpallë ekipi KF Dardana, i cili pas përfundimit të garave ka grumbulluar 44 pikë, dy më shumë se ekipi i Vitisë që zuri vendin e dytë.

Ekipi i lojtarëve deri në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare i KF Dardanë udhëhiqet nga ish-portieri i njohur anamoravas Enver Sermaxhaj dhe ish-futbollisti Rasim Rahimi e tashti që të dy me plot sukses po ushtrojnë zejen e trajnerit.

Në këto grupmosha realizatori më i mirë doli të jetë Endi Sopi, i cili ia doli që gjatë kampionatit të shënojë 16 gola.

You Might Also Like