Futboll

Dardana fiton, Vllaznia barazon, Vitia humb

 

Është zhvilluar xhirroja e parë në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll. Kika, që është rikthyer në këtë ligë, ka shënuar fitore të vlefshme në fushën e KF Ramiz Sadikut në Prishtinë, duke e mundur ekipin rival me rezultat 1:0.

Fitore ka shënuar edhe ekipi tjetër nga komuna e Kamenicës, KF Dardana, ekip ky që mposhti po ashtu një ekip nga Prishtina, 2 Korrikun me rezultat 2:0.

Nga ekipet e komunës së Vitisë, Vllaznia e Pozharanit në fushë të vet ka barazuar me Flamurtarin e Prishtinës 1:1, derisa në këtë nismë të kampionatit më së keqi ka kaluar KF Vitia e cila nga udhëtimi në Lipjan është kthyer duarthatë, ngase ka pësuar nga Ulpiana me rezultat 1:2.

You Might Also Like