Futboll

Dardana mundi Besën e favorizuar

Dardana ka triumfuar në udhëtim te Besa e Pejës në në triller të vërtetë, raporton Gazetasheshi.com.

Ekipi i Erdin Hashanit ka shënuar fitore me rezultat 1-2, teksa kanë realizuar në minutat shtesë përmesë penaltisë, ndërkohë që disa sekonda më parë ishte akorduar penalti për Besën që kishte barazuar rezultatin 1-1.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Ulpiana që ka mposhtur Lirinë në shtëpi me rezultat të pastër 2-0.

Onix ka triumfuar bindshëm në ndeshjen tjetër përballë Trepçës me rezultat 3-0.

Arbëria ka shkaktuar befasinë e javës, derisa ka përmbysur 2 Korrikun në udhëtim me rezultat 1-2.

LIGA E PARË: Rezultatet përfundimtare:

Besa – Dardana 1-2
Onix – Trepça 3-0
Ulpiana – Liria 2-0
2 Korriku – Arbëria 1-2

/Gazeta Sheshi

You Might Also Like