Gjilan

Daut Haradinaj në Gjilan

Gjenerali Daut Haradinaj sot vizitoi Gjilanin në një tubim të Forcës së AAK-së rinisë së Gjilanit, ku shpalosëm programin e AAK-së para rinisë Gjilanase. Si kandidat për deputet i Komunës së Gjilanit nga radhët e AAK-së në këto zgjedhje potencova rëndësin e zgjedhjes së Ramush Haradinajt si President i vendit dhe kërkova mbështetje të fuqishme për Gardianin e pavarsis, dhe askush më mirë në tavolinën e bisedimeve me Sërbin nuk e mbron Kosovën dhe askush më mirë nuk do të kujdeset për vlerat e luftës, vajzat e djemt e saj që po përballen në gjyqin e Hagës si dhe integritetit territorial të Kosovës. Sot e theksuam qartë se për dy vite qeverisje të kryeministrit Haradinaj Gjilani përfitoi nga buxheti i Kosovës rreth 170 milion euro. Autostrada, Impianti i ujrave të zeza, zgjerimi i rrugëve lokale në fshatra e qytete.
Dje Gjilanin e vizitoi kandidati nga PDK për kryeministër Enver Hoxha dhe i cili kishte thënë se me “Qeverisjën e PDK do të përfundoj Stadioni “ e paska harru se ka qenë zv.Kryeministër dhe minister i kulturës rinisë dhe sportit Kujtim Gashi ku për dy vite fondet për stadion pikërisht ky ministër i ka ndalu dhe këtë e dinë qytetarët e Gjilanit dhe simpatizuesit e dy klubeve ata të Skifterav dhe Intelektualët.
Faleminderit rinis Gjilanase,faleminderit kryetarit Agim Zuzaku dhe falemderit kryetarit të rinis së AAK-së Rlind Vokshit

You Might Also Like