KRONIKË E ZEZË

Dëmtohet autobusi i Dritës

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur gjatë ndeshjes KEK-u – Drita. Derisa ndeshja po zhvillohej në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit, tifozët vendas “Elektricistët” kanë mbishkruar autobusin zyrtar të klubit gjilanas, raporton Gazetasheshi.com.

Madje për çudi tifozët nga Obiliqi kanë hedhur vet imazhe në llogarinë e tyre zyrtare, duke zbuluar edhe gjestin e shëmtuar të bërë gjatë ditës së premte.

Klubi gjilanas nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë incident, i cili vetëm se e shëmton futbollin kosovar dhe pengon organizimin e klubeve.

Kujtojmë që marrëdhëniet ndërmjet tifozëve nga Obiliqi dhe atyre nga Gjilani nuk janë aspak të mira, derisa gjatë ndeshjes ka patur edhe thirrje ofenduese ndaj bardhekaltërve.

You Might Also Like