Futboll

Denis Haliti nuk është më pjesë e FC Drita

Kanë vazhduar largimet nga ish-kampioni i Kosovës Drita.

Futbollisti i fundit që është larguar nga radhët e gjilanasve është mbrojtësi i majtë, Denis Haliti.

Ka qenë vetë mbrojtësi llapjan që nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Facebook ka njoftuar për largimin nga klubi gjilanas.

Haliti ka thënë se ka kaluar dy vite e gjysmë mjaftë të mira në qytetin e Gjilanit dhe në klubin Drita.

Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e madhe gjatë kësaj kohe, derisa ka thënë se klubin e ri do ta vendos së shpejti, shkruan Gazeta Shehi.

“Përshëndetje miq, përmes këtij publikimi dëshiroj të ju njoftoj që kam mbyllur bashkëpunimin me FC Dritën”.

“Kam kaluar dy vite e gjysmë të mrekullueshme së bashku me drejtuesit e klubit, bashkëlojtarët, stafin teknik dhe tifozët e mrekullueshëm “Intelektualët” duke arritur çdo objektivë kishim pranë vetës”.

“Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe dashurinë që ofruat ndaj meje përgjatë kohës sa isha pjesë e klubit tuaj të zemrës”.

“E ardhmja ime tashmë është diku tjetër dhe shumë shpejtë do ta bëjë publike. Faleminderit dhe mirupafshim”, thuhet në njoftimin e mbrojtësit të majtë.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like