Gjilan

Deputetët e VV-së vizitojnë Pogragjën pas vërshimeve

Postim i deputetes Arbëresha Kryeziu – Hyseni
Bashkë me zv.ministrin për Bujqësi Imri Demelezi dhe kryesuesen e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, deputeten Fitore Pacolli, kemi vizituar Pogragjën sot. Atje u pritëm nga kryetari i këshillit të fshatit Arton Fetahu, i cili na njoftoi nga afër me gjendjen e krijuar atje.
Të reshurat e së enjtes mbrëma, kanë shkaktuar dëme të mëdha në këtë fshat. Si në aspektin infrastrukturor poashtu edhe në atë bujqësor, dëmet dukeshin të jenë të mëdha. Kulturat bujqësore janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë, por jo vetëm, sepse janë dëmtuar edhe rezervat e këtyre kulturave të bujqëve të fshatit.
Bashkëbiseduam me banorët dhe folëm për rrugët që institucionalisht duhet ndjekur për adresimin e dëmit.
Gjithashtu, vizituam edhe fermën e Sabedin Selimit në Shillovë. Të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e bujqve dhe fermerëve vazhdojnë të mbesin objektiva të politikave tona bujqësore, që do të ndryshojnë dukshëm më Qeverinë Kurti II.

You Might Also Like