Gjilan

Deputeti Fatmir Rexhepi ngushëllon familjen Maliqi

E nderuara familje Maliqi,

Me keqardhje pranova lajmin për ndërrim jete të prof. Zijadinit.
Duke ju shprehur ngushëllimet më të siqerta familjarëve, miqve dhe gjithë bashkë-veprimtarve, njëherit shprehi respektin dhe vleresimin tim më të lartë për prof. Zijadinin dhe virtytet njerëzore si dhe për kotributin e tij të veqantë në dekada në LDK dhe lëvizjen per Liri, Pavarësi dhe Demokraci.
Me profën u njohëm që nga ditët e para të kësaj lëvizje dhe bashkë-vepruam me besim të plotë në ditë të vështira dhe të mira për Kosovën, kështu i jam mirënjohës për bashkëpunimin dhe perkrahjen e tij të pa rezervë dhe do të ruaj kujtimet më të mira.

Faleminderit prof. Zijadin!

Qoftë i bekuar kontributi juaj në ndërtimin e Gjilanit dhe të Kosovës!

Fatmir Rexhepi,

You Might Also Like