OPINION

Dëshmori Enver Ramadani tani qëndron në mes të dy emblemave të luftyës çlirimtare

Izmi Zeka
 Pikërisht sot në ditën e çlirimit të Gjilanit u zbulua pllaka përkujtimore për njërin prej djemëve të ri i cili në vitet e 90-ta ishte përballur me djallëzinë serbe ku UDBA-shët kishin provuar tortura çnjerëzore. Enver Ramadani në kohën e rinisë së tij kur fjala demokraci, liri kishte mbushur sheshet e Kosovës ishte bërë pjesë e saj për të ngjallur idenë për një shtetë të lirë. Udba siç e njohin njërëzit e kohës bëri atë që e bëjnë vetëm sistemet gjakatare apo inuizicioni duke privuar nga jeta një djalë të ri i cili kishte dashuri për jetën dhe atëdheun. Enevri sot iu kthye fshatit të lindjes Stublinës edhe pse ai nuk kishtë rënë për vendëlindje i skalitur në pllakë e ndoshta i harruar nga koha dhe jeta e sotme . Popujt të cilët harrojnë të kaluarën e kanë të vëshirë ecjen. Kështu së paku kemi lexuar. Në ditën e çlirimit të Gjilanit dhe në përvjetorin e 29 të vdekjes së Enverit u bë përurimi modest për të mbajtur gjallë emrin dhe idenë e tij për shtetë ndërtim. Stublina fshati që lidh kufijtë Shqiptaro –Shqiptaro në kufijtë me Serbinë e ku gjatë luftës së UÇPMB-së ishte qendër e mabajtjes së luftëtarëve ,bartjes së Armatimit do të duhej të njihej edhe nga shteti si vend ku u bashkëdyzuan shqipëtarët andej e këndej kufirit . Edhe lufta e UÇK-së kishte këtë teren për djalërinë shqiptare në luftë kundër hordhive serbe. Jo rastëshisht kjo pllak në pamjen e saj ka shqiponjen dy krenare dhe në dy anët e emrit të Enver Ramadanit dëshmorit të sotëm kemi emblemën e UÇK-së dhe UÇPMB-së. Prandaj nuk ishte e rastit edhe përpjekja para 29 vjetëve e Enver Ramadanit që të jap nga vetja atë që më së shumti ka vlerë jetën. Le të jetoj i gjallë kujtimi për Enverin dhe gjitha ata që kontribuan për shtetin e Kosovës dhe jo vetëm kaq por edhe përtej shtetit të sotëm të Kosovës.

 

You Might Also Like