Gjilan

Dezinfektohet edhe qendra për promovimin e vlerave “The Bridge”

Gjilan, 2 prill 2020 – Nën kuadër të angazhimit për marrjen e masave preventive kundër virusit corona nga ana e Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, gjatë ditës është dezinfektuar edhe qendra për promovimin e vlerave The Bridge.

Përfaqësuesit e kësaj Qendre kanë falëndëruar Komunën e Gjilanit për dezinfektimin e hapësirave të saj, ndërkaq janë shprehur të gatshëm ta mbështesin këtë komunë për ta përballuar këtë situatë.

“The Bridge” është pjesë e OJQ AGAPE, e cila erdhi në Kosovë në vitin 1999 si një organizatë për ndihmë dhe zhvillim, ndërsa në Gjilan është hapur në dhjetorin e vitit 2018.

You Might Also Like