LAJME

Dhjetë herë mbajtje të takimeve në Priboc

Pas përgatitjes disa ditore për këtë takim, si gjithherë banorë të shumtë pribocas, të cilët jetojnë në vende të ndryshme në Kosovë, Maqedoni, Serbi etj., me automjete private e me autobus ia mësynë vendlindjes që në mëngjes. Edhe rrugës ishte atmosferë gëzimi e hareje. Kalimi në punktin policor në Muhoc, të kufirit Kosovë – Serbi ishte më i lehtë, ndoshta edhe për faktin se dhjetë herë, radhazi, që po mbahen takimet në Priboc, nuk është shkaktuar asnjë ekses, nga askush.

Viti 2018 është vit i Skënderbeut, vit i përvjetorit të 550 të vdekjes së tij, prandaj, këtë vit, kudo në trojet shqiptare dhe kudo ku banojnë e punojnë shqiptarët po mbahen manifestime të ndryshme kulturore e aktivitete, që po i kushtohen  këtij përvjetori. Edhe pribocasit takimin e dhjetë të Vendlindjes, të mbajtur  më 22.07.2018,  ia kushtuan përvjetorit të 550 të vdekjes së Skënderbeut.

Vendi i caktuar për mbajtjen e  takimit, me gjelbërimin veror të fshatit ishte hijeshuar  e zbukuruar nga stolisja me 10 flamuj kombëtar në shenjë të dhjetë herë mbajtje të takimit të vendlindjes, sikurse dhe për nder të përvjetorit  të 550 të vdekjes së Skënderbeut.

 

Muzika shqiptare e përqafimet e ngrohta të bashkëvendësve i prinin këtij manifestimi.

Programi i përgatitur për këtë manifestim u hap me përshëndetjet për familjet që janë duke jetuar në fshat, Hafiz Musliu, Hamdi Krasniqi, Nevzad Abdullahu, Rexhep Hajdini, Zulfi e Latush Krasniqi, për bashkëvendësit që  kishin ardhur deri edhe nga Kumanova, për pjesëmarrësit e fshatrave tjera, si nga Breznica, Zarbica, Bilinica, Qarri Muhoci etj.

Në fillim Ismet Tafili shkurtimisht paraqiti kronologjinë e  mbajtjes së takimeve që nga viti 2009 e deri më tani e  punën  e Këshillit të Fshatit gjatë këtyre viteve.  Duke theksuar të mirat e mbajtjes së takimit për këto vite, ndër të tjera tha:

“ E para, ndër më të rëndësishmet mendojë se, është ruajtur kontinuiteti i banorëve me fshatin tonë,

  1. Sa do pak kanë ndikuar që disa familje të mendojnë të kthehen, si Rexhep Hajdini, Nevzad Abdullahu, Zulfi  e Latush Krasniqi, sikurse edhe Dervish Dervishi  i cili veç ka bërë renovime  të shtëpisë. Kthimi i këtyre familjeve dhe qëndrimi i përhershëm i Hafiz Musliut  dhe Hamdi Krasniqit ka bërë që ky fshat të frymojë shqip.
  2. Në këto takime është zhvilluar edhe aktivitete kulturore.
  3. Këto takime kanë ndikuar që edhe komuna e Bujanocit të lëviz më shumë për ta ndihmuar fshatin, si kur ishte Nagip Arifi në pushtet ashtu edhe nga Shaip Kamberi me deputetin Fatmir Hasani, sikurse edhe banorët e fshatit  që janë shpërngulur në Gjilan e Bujanoc e kudo  ku janë në diasporë, ta kthejnë interesimin nga fshati. Ata me punë e me mjete financiare kanë ndihmuar fshatin e familjet e kthyera.
  4. Këto takime kanë bërë të që të shkruhet shumë për fshatin tonë. Janë bërë me dhjetëra reportazhe, janë shkruar histori të ndryshme, ngjarje e shkrime të tjera, të cilat janë botuar në gazetat, portalet e Kosovës, Bujanocit e Preshevës etj. etj”.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më pas Muzafer Fazliu, Kryetar i Këshillit të Fshatit në fjalën e tij të rastit  urojë për mbajtjen e takimit të dhjetë, përshëndeti të pranishmit, familjet që janë duke jetuar në Priboc dhe falënderoi Këshillin e Fshatit për punën që e ka bërë për këto vite. Ai bëri thirrje që edhe në të ardhmen të mbahen takime të tilla.

Në emër të Bashkësisë Lokale të Zarbicës, takimin e përshëndeti kryetari e Avni Musliu, i cili të gjithë bashkëvendëseve ua urojë takimin e 10 të vendlindjes. Ai gjithashtu tha se në të ardhmen, si kryetar i Bashkësisë Lokale në bashkëpunim me komunën e Bujanocit, do të mundohemi të bëjmë atë që është më mira e mundshme, që këto takime të vazhdojnë, të kenë lehtësi në mbajtje e të ndihmojmë  edhe me mjete financiare, sikurse edhe të krijojmë kushte për kthim të ndonjë familje si dhe t’u rrimë pranë këtyre familjeve që janë duke jetuar në këto fshatra.

 

 

 

 

 

 

 

Siç u tha më lartë, jehona e këtyre takimeve, ka bërë që të vijnë bashkëvendës edhe nga Maqedonia, përkatësisht nga Llopati, të shpërngulur shumë kohë më parë nga fshati Priboc. Ata thanë, se sa ishin të mallëngjyer aq edhe të gëzuar që kishin takuar kaq shumë kushërinj e bashkëvendës tjerë. Avni Arifi solli përshëndetjet e bashkëvendëseve nga Kumanova.

 

Shaban Bajrami një aktivist i dalluar nga Muhoci, pjesëmarrës i përhershëm në takime, i entuziazmuar  për mbajtjen e për çdo vitshme të takimeve  në Priboc, duke folur para të pranishmëve me emocione, bërë thirrje që këtyre vendeve të mrekullueshme të Malësisë t’u kthehet  gjallëria. Ai,  po ashtu kërkoi nga komuna e Bujanocit që të investojë më shumë e sidomos në infrastrukturë të fshatrave të Malësisë.

Pas fjalimeve, dhe recitimeve nga Bleranda Krasniqi, Ermal e Elmira Tafili, Elona Musliu e Fatlinda Basha, të rinjtë e shumtë vazhduan gara në vrapim, tërheqje të litarit, vrapim me thasë, hendboll e lojëra tjera.

 

 

 

 

 

 

Gjithë këtë atmosferë loje e gëzimi e plotësuan edhe këngët folklorike të kënduara nga këngëtarët Avni Maliqi, Sefedin Ramadani e Ismet Latifi.

 

 

 

 

 

 

Vallet e burrave dhe vallet tjera nga djemt e vajzat  pribocase nuk kishin të ndalur  në qilimin e gjelbër të natyrës së bukur të vendlindjes.

 

 

 

Ismet Tafili

You Might Also Like