OPINION

Diaspora gjithmonë ka qenë me zemër e shpirt për Kosovën

blerta Shkruan: Mirlindë Gashi –
Qytetarë të dashtun, DIASPORA jonë mbi 1miliard€ i ka dërguar, i ka dhënë, i ka investuar në Kosovë gjatë 2016tës!
E kuptueshme që DIASPORA jonë gjithmonë ka qenë me shpirt/ zemer e ndihmë për Kosovën!
Mirëpo, vëllezër e motra nga DIASPORA ashtu siç dëshironi të ndihmoni Kosovën atëherë këtë bëjeni edhe në të ardhmen, këtë bëjeni edhe me VOTËN tuaj!
Kërkoni të drejtën tuaj që me pas dokumente të Republikës së Kosovës (vendit tuaj- sepse e meritoni), kërkoni të drejtën tuaj për me votu edhe nga vendet se ku jetoni (sado larg që jeni), kërkoni dhe këmbëngulni që vota juaj të mos keqpërdoret!
Bëjeni këtë JU LUTEM!
Sepse me këtë ju i ndihmoni vëllezërit dhe motrat e juaja në Kosovë, sepse me juve bëhet ndryshimi…
Me juve mundemi me i thanë ‘BOLL MA’ keq-qeverisjes së vendit tonë të bukur…
Me juve mund të filloj zhvillimi ekonomik i Kosovës…
Me juve mund të mposhtet errësira dhe të ndezet drita e jetës dhe e shpresës…
Me juve (PO, PO me juve DIASPORË) mundemi me e ba KOSOVËN vendin e dëshiruar për të gjithë…
Vend ku fëmijët do të kenë një fëmijëri dhe ardhmëri të merituar dhe të denjë!
DIASPORË, zemra mal më bëhet nga gëzimi që ju kemi!
E DI, që edhe ju jeni lodh nga e ashtuquajtura  ‘elita politike’ në Kosovë sepse edhe JU nuk po shihni ndryshim…
Edhe JU po e shihni se si parat e juaja po keq-përdoren, se si mundi juaj po hidhet poshtë, se si ju nuk trajtoheni si duhet kur vini ne vendin tuaj, se si mposhtet vullneti juaj për investime e zhvillim ekonomik në Kosovë…
JU, jeni ata që shihni dhe dini të bëni krahasimin më së miri të jetës në Kosovë dhe vendit se ku jetoni e veproni!
Mirënjohëse gjithmonë për JU TË DASHTUN VLLEZËR E MOTRA NË VENDET E LARGËTA – e me zemer në Kosovën e juaj!
Ju past KOSOVA gjithmonë!

You Might Also Like