Gjilan

Diellza Selishta uron kryetarin e ri të KVRL, Mehmet Zylfiun

Me knaqësinë më të madhe ju njoftoj se sot në zgjedhjet e rregullta të Kuvendit të VI-të për Udhëheqës të KVRL-së në Gjilan kryetar u zgjodh z.Mehmet Zylfiu me bazë deleguese nga Rinia Studentore duke marre 18 vota pro nga 22 që ishin.

Kryetari i sapozgjedhur ka marr besimin dhe vlerësimin nga antarët e tjerë të kuvendit, me traditë të mirë të krijuar nga përfaqësimi i të rinjëve ku ishte edhe shembull ideal si
Kryetar i Parlamentit Studentor ne UKZ. Vendimi i sotëm përforcon shumë më tepër këtë përcaktim.

Pa dyshim se nga kaluara e tij e begate besoj se Z.Mehmet Zylfiu në radhë të parë do të ofrojë në dispozicion, ide, propozime, do ti qaset brengave dhe shqetësimeve që i kanë të rinjët e qytetit tonë dhe do e zhvilloj edhe me tutje kreativitetin e të rinjëve gjilanas për organizimin sa më të mirë të jetës rinore gjilanase.

Zgjedhja e një të riu dinjitoz për qytetin tonë ka rëndësi ngase vullnetarizmi dhe kujdesi për rininë, është investim në vitalitetin e interesave të gjithmbarshme për të rinjët tanë.

Shpreh urimet më të sinqerta duke uruar për një mandat me shume aktivitete të cilat do ndikojnë në avokimin e problemeve rinore dhe gjithpërfshirjen e tyre në vendimarrjen lokale

You Might Also Like