SPORTI

Dion Rahimaj, lojtar me një ardhmëri të ndritshme

Trojet shqiptare vazhdimisht kanë dhënë emra të mëdhenj të futbollit, të cilët na kanë bërë të ndihemi krenar me paraqitjet e tyre në fushat e blerta të futbollit.

Talenti i futbollit Dion Rahimaj vjen nga Gjilani, ai edhe pse ka vetëm 14 vjeq të lë përshtypjen se kemi të bëjmë me një futbollist mjaft të pjekur.
Dion Rahimaj  i cili shquhet si futbollist mjaft i fuqishëm fizikisht, luftarak e i pa kompromis para golit të tij, ka bërë që talenti i SC Gjilanit të jetë një prespektiv e ndritshme për futbollin e Kosovës.
Talenti Dion Rahimaj zakonisht është në pozitën e mbrojtësit të majtë ose të djathtë aty ku trajneri e përcakton për ta ndihmuar klubin, është interesant Rahimi luan me dy këmbët që shumë futbollist tjerë nuk e kanë këtë dhunti ndërsa e djathta e tij është eksplozive  dhe “milimetrike”.
“Futbolli më flen në zemër, dua që karrierën time ta zhvillojë siq është më së miri, jam tek SC Gjilani dhe jam i lumtur që gjindem tek “bardhekuqët” e Gjilanit ku mbretëron një frym sportive dhe kualitative, ndërsa i jam mirënjohës trajnerit Brezart Ismajli për punën dhe këshillat që na jep gjatë ushtrimeve e gjatë ndeshjeve të cilat i zhvillojmë”, ka theksuar futbollisti me një prespektivë të ndritshme, Dion Rahimaj.
Talenti Rahimaj po ndërtohet si futbollist mjaft i spikatur. ai ka aspirata që një ditë të jetë pjesë e futbollit evropian.
“Gjithmonë synimet e mia janë ti tejkaloj kufijët Kosovarë drejt skuadrave evropiane, cdo ditë e më tepër intenzitetin e punës po e shtojë dhe jam i bindur se me punë do
 t’ja arrijë qëllimeve të mia”, shprehet mbrojtësi ofanziv, Rahimaj.
Siq mirret vesh talenti Rahimaj mbrenda disa javësh do të jetë në negociata me disa klube nga shteti i Gjermanisë për të qenë pjesë e tyre, këtë e bën të ditur prindi i tij
Jonuz Rahimaj.
“Jemi në kontakt me disa klube nga Gjermania, për pak javë do të qartësohet gjithqka se ku do të vazhdon Dioni karierën e tij, por me siguri ka për të qenë në Gjermani”.
Talenti i “kuqebardhve” të SC Gjilanit 14 vjeqari, Dion Rahimaj, ka një ëndërr që shpreson shumë për ta bërë realitet.
“Endrra ime është që një ditë ta vesh fanelën e shtetit të Kosovës dhe ti bëj prindërit dhe popullin e Kosovës krenar me paraqitjet e mia në fushën e blertë”.
Futbollisti Dion Rahimaj nuk ka dyshim se është një futbollist që po i vjen futbollit të Kosovës, ndërsa dashamirët e futbollit do të krenohen me paraqitjet e tija, e ne do tëndihemi krenar më të.

You Might Also Like