Sportet me dorë

Djemtë e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” , kampionë rajonalë në basketboll

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan pos që është vatër e mësimit, në të me të madhe zhvillohen edhe aktivitetet sportive dhe kjo është dëshmuar sa e sa herë, kur nxënësit e kësaj shkolle kanë zënë vendet e para jo vetëm në nivel komune e rajoni, por edhe më gjerë.

Falë punës së palodhshme të aktivit të Edukatës Fizike dhe Sportit edhe sivjet sportistët nga Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” kanë qenë pjesëmarrës në garat komunale dhe ato rajonale ku janë stolisur me vendin e parë.

Në ndeshjet finale, basketbollistët e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë mposhtur bashkëmoshatarët e tyre nga Kamenica dhe Vitia dhe do t’a përfaqësojnë rajonin tonë në garat republikane.

Trajnerët Blerim Shala dhe Adem Adiler në dispozicion I kishin këta lojtarë: Florian Bunjaku, Enes Bunjaku, Gramoz Gashi, Jon Ramushi, Melos Ramushi, Erin Shala, Erik Morina, Drin Jashari, Fatbardh Durmishi, Yll Syla, Donat Haziri dhe Saimir Bunjaku.

You Might Also Like