Libri

DOLI NGA SHTYPI NURMI I RI I REVISTËS LETRARE “QËNDRESA”

Doli nga shtypi numri i ri i njëmbëdhjeti me radhë i revistës së vetme letrare në nivel të Luginës së Preshevës “Qëndresa”, organ i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
Në këtë numër lexuesit do të kenë mundësinë të lexojnë shkrime të llojllojshme si : poezi, prozë, poezi nga letërsia botërore, studime dhe kritika, aforizma, rubrika e krijimeve të krijuesve të rinj dhe shkrime nga Manifestimet vjetore të Shoqatës…
Edhe ky numër si numrat paraprakë është gjithpërfshirëse dhe ka shkrimet e autorëve nga mbarë etnikumi shqiptar.
Botimin e revistës letrare “Qëndresa” e mbështet financiarisht atdhetari dhe dashamiri i kulturës dhe i letërsisë, z. Qenan Hamdiu Vlora, të cilin në emër të redaksisë e falënderojmë përzemërsisht për kontributin e tij në nxjerrjen në dritë të revistës…

Bilall Maliqi, themelues dhe kryeredaktor

You Might Also Like