Futboll

Donat Kaçiu: Nuk jam më pjesë e FC Gjilani

 

Donat Kaçiu dhe FC Gjilani kanë ndarë rrugët, një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë portieri, i cili në një postim të tijin në facebook ka bërë me dije se karrierën do ta vazhdojë në ndonjë klub tjetër. Ja postimi i plotë i tij:

 

Përshëndetje miq, familjarë dhe kolegë,

Përmes këtij publikimi dua të ju njoftoj që kam ndarë rrugët me Gjilanin pas tri vitesh e gjysmë bashkëpunimi dhe tani jam futbollistë i lirë.
Kam kaluar tri vite e gjysmë të shkëlqyera në qytetin e Gjilanit, me ç’rast dua ti falenderoj të gjithë: Presidentin e klubit Florim Zukën, drejtuesit aktual të klubit, ish-drejtuesit që më sollën në një familje të madhe dhe të shëndosh si kjo e Gjilanit, trajnerët me të cilët kam punuar, si dhe grupin e tifozëve të mrekullueshëm “Skifterat”.
Jam mirënjohës për përkrahjen dhe mbështetjen, shpresoj që momentet e mira ti kenë mundur ato të kqijat.

Tashmë jam në kërkim të një sfide të re për ta vazhduar karrierën time sportive të cilën e kam nisur qysh në fëmijërinë e hershme, për të vazhduar me punë, sacrifice dhe përulësi, gjërat që më kanë karakterizuar gjatë gjithë jetës time.

Për të gjithë të rejat do ju njoftojë me kohë.

I juaji, Donat Kaçiu.

You Might Also Like