Shëndeti

dr. Driton Spahiu, mjek që shëron edhe me fjalë

Shënuar në Repartin e Infektives përkatësisht të ORL në Spitalin Rajonal të Gjilanit

 

 

Dr. Driton Spahiu, një mjek me sjellje shembullore ndaj  pacientëve

 

Siç jemi në dijeni ne Rajonin e Anamoravës sikur edhe në rajonet tjerë, ditë më ditë po rritët numri i të infektuarve nga virusi Pandemik KOVID 19. Në Repartin e infektives në Gjilan, aktualisht sipas disa shënimeve që morëm, janë të shtruar një numër i shtuar i pacientëve,  dhe meqë Reparti i Infektives është mbushur disa nga pacientet janë zhvendosur në disa reparte të tjerë të Spitalit Rajonal, siç është ai i ORL pastaj i Urologjisë etj.

Në këto reparte për trajtimin e tyre përkujdesën pos stafit të infektologëve dhe mjekët e Praksës së përgjithshme. Ne ishin në këtë repart dhe nga afër pamë se si punohet dhe si trajtohen pacientët. Si stafi  i infermierëve dhe infermiereve ashtu edhe ai i mjekëve, gjithnjë është në krye të detyrës dhe në shërbim të pacientëve duke rrezikuar edhe shëndetin dhe jetën e tyre, vetëm e vetëm që pacientet të mos ndihen jo rehat.

Ajo që na shtyri të bëjmë këtë shkrim, është  se të gjithë stafi mjekësor po bënë punë shembullore , pastaj pastërtia është në nivel ,por në ra  në sy , veçmas mirësjellja e një mjeku e ai është Dr.Driton Spahiu, mjek i praksës së përgjithshme në Repartin e Infektives.

 

Ai me sjellje të një mjeku të edukuar dhe profesionalist edhe pse i ri për nga mosha , gjithmonë  me buzëqeshje /edhe pse kjo buzëqeshje nuk i vërehet shkaku i maskës/ kjo vërehet kur pacientet gjithnjë kanë  fjalë të mirë dhe i janë falënderues dr.Dritonit për trajtimin që çdo ditë, jo vetëm që u u jep terapinë  e përshkruar por edhe përmes këshillave e më fjalët e mira për pacient, të cilët siq dihet pos që janë të sëmur nga ky virus i padukshëm por shumë i rrezikshëm  kanë edhe shqetësime të ndryshme.

Pacientet e falënderojnë publikisht këtë mjekë por edhe tërë stafin për përkujdesje, duke i  dëshiruar atij shëndet  dhe që zoti ta ruan nga çdo rrezik!  Aziz Zuka

You Might Also Like