Shëndeti

Dr. Jusuf Ismaili, modeli që duhet ndjekur gjeneratat e reja

Shkruar nga Fitim Guda|

83 vite më parë lindi doktori i parë i stomatologjisë në Anamoravë, si dhe njëri ndër themeluesit e Shkollës së Infermierisë në Gjilan.
I shkolluar në kushte të vështira por kurrë nuk iu zbeh dëshira për të arritur objektivat e tija!
I brymosur me ide përparimtare, mendja e tij ishte e harlisur pas idesë për prekjen e majave te diturisë. Kurrë nuk rreshti së punuari për kauzën e tij.

Me shokët e vet të kohës, vendosi themelet e mjekësisë gjilanase.
Sot në ditëlindjen e 83 të doktorit, përulemi deri në pafundësi ndaj veprës së të gjithë atyre, që në rrethanat e dhëna me aq ndershmëri i shërbyen këtij vendi!
Doktor Jusuf Ismaili edhe sot mbetet i tillë, plot elan për jetë, i dashur për të gjithë si dhe shumë njerëzor ndaj të gjithëve!

Te paçim me shëndet të mirë, e jetë të gjatë Dr.Jusuf!

 

You Might Also Like