Gjilan

Dr. Ukshin Ismajli zgjidhet U.d. drejtor i Spitalit Përgjithshëm

Siç bëhet e ditur nga Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, nga sot ky institucion do të drejtohet nga Dr. Ukshin Ismajli.
Në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit, dr. Ukshini ka zëvendësuar drejtorin e deritashëm Nusret Hajrullahu.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës Dr. Ukshini ka vlerësuar punën e ish drejtorit dhe personalitetin e tij si koleg e bashkëpuntor.
“Ishte kënaqësi e veçant të punoja me Dr. Nisret Hajrullahun, ku mësova shumë nga ai. Falënderoj Zotin e Madhërishëm që më dha mundësi të jem bashkëpunëtor”, ka shtuar ai, duke vlerësuar lart punën e pararendësit të tij si dhe përkushtimin e vazhdueshëm për respektim të ligjit.

You Might Also Like