Sportet me dorë

Dramë në pesë sete në Suharekë

KV Drita ka marrë një pikë nga udhëtimi në Suharekë pas përfundimit të ndeshjes 3-2 në sete kundër ekipit Golden Eagle Theranda.

Ishte kjo ndeshje tejet interesante dhe dramatike deri në përfundimin e saj. Djelmoshat e Dritës patën një paraqitje dinjitoze duke u rikthyer nga 0-2 në 2-2 në sete dhe duke luftuar deri në minutën e fundit.

Drita i ka uruar fitoren skuadrës vendase dhe i mirëpresin në ndeshjet e radhës.

Pikët nëpër sete ishin kësisoj:

(25-21), (25-22), (18-25), (21-25), (16-14).

You Might Also Like