Viti

Drejtoresha e QKMF-së në Viti Dr.Vjollca Kadolli-Halili : ”Lerini politikanët të merren me veten e tyre, dëgjojini Ministrinë  dhe Institutin Kombëtar të Shënddetit Publik”

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Dr.Vjollca Kadolli-Halili u ka bërë thirrje qytetarëve që të dëgjojnë vetëm udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kadolli ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke i lutur që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

“Vetëm kështu do të mbroni veten tuaj dhe familjet tuaja, por do të mbroni edhe punëtorët shëndetësorë. Në këto ditë ndëgjone vetëm Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të  Shëndetit Publik. Lërini politikanët të merren me veten e tyre”, ka shkruar Kadolli.

Ndryshe komuna e Vitisë ishte komuna e parë ku është paraqit rasti I parë I infektimit të një qytetari me Virusin Korona, e të prekur pastaj ishin edhe 7 anëtarë të familjës së tij,por që fatmirsisht nga aho ditë kanë kaluar rreth dy javë e nuk ka raste të reja.Aktualisht në gjithë vendin janë 61 persona të infektuar me koronavirus.Aziz Zuka

 

You Might Also Like