Shëndeti

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Uron  12.  Majin Ditën e Ndërkombëtare të Infermierisë 

Nga:   Dr.Vjollca Kadolli –Halili

 

 

Përmes një teksti të botuar në Profilin e saj  Dr.Vjollca Kadolli-Halili ka uruar Ditën e Infermierisë  të gjithë infermierve/Ajo në statusin e saj veq tjerash ka shkruar : “Për të përshkruar më së miri vlerën e një infermieri në punën e përditshme, po marrë citatin nga infemierja Florence Nightingnale, në bazë të ditëlindjes të së cilës edhe shënohet kjo ditë, një infemiere që u lind me 12 Maj 1820, por me punën, humanizmin, vetmohimin për të ndihmuar të tjerët dhe vullnetin e saj, u bë e pavdekshme në historinê e shëndetësisë. Ajo shkroi :

“Kujdesi infermieror është një art dhe, që të realizohet si i tillë, kërkohet përkushtim i plotë dhe përgatitje e fortë, sikurse për çdo vepër piktori apo skulptori, me ndryshimin se nuk do të punosh mbi një telajo ose një mermer të ftohtë, por me trupin njerëzor, tempullin e shpirtit të Zotit. Është një nga Artet e Bukura. Madje më i bukuri i Arteve të Bukura!” Florence Nightingale .

E  sot më shumë se kurrë u pa vlera e një infemrieri e infermiereje, në këtë kohë pandemie globale dëshmuan që kujdesi për të tjerët, është mbi interesin personal.
Shumë do të thonë që paguhen për këtë, por e them që shumë të tjerë paguhen, por rrinë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, pa takuar as familjarët nga frika prej virusit. Ndërsa, punëtorët shëndetësorë janë ata që kur të gjithë ikin dhe mbyllen, ata ju presin në vendin e punës, të qeshur, edhe kur nuk ju qeshet, të palodhur të ju shërbejnë, edhe kur rraskapiten nga puna, stresi e lodhja.
Jo më kot quheni “ZEMRA” e shëndetësisë, sepse të tillë jeni.
Unë jam mjeke, por pa ndihmën tuaj, asgjë s’mund të kryejmë me përpikmëri.
Ne jemi një ekip që veprojmë dhe mbështesim njëri tjetrin edhe në momentet më të vështira.
Pa JU shëndetësia do të ishte e varfër.

Urime dita juaj, uroj që të jetë festa e fundit që festojmë në këso rrethanash, edhe pse janë pikërisht këto rrethana që punën dhe vlerën tuaj e ngritën në piedestal.ka shkruar Dr.Vjollca Kadolli . Aziz Zuka

URIME INFERMIER TË NDERUAR!

Dr.Vjollca Kadolli-Halili
Drejtoreshë e QKMF-së në Viti

 

You Might Also Like