ARSIMI

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica u drejtohet mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve

Mësimdhënës, prindër e nxënës….të gjithë bashkë sfiduam vdekjen këto muaj, po nuk i mbyllëm shkollat.
Të nderuar kolegë mësimdhënës!
Të nderuar prindër!
Të dashur nxënës!
Sot, po e përmbyllim mes sfidash periudhën e parë mësimore të këtij viti shkollor. Absolutisht, ndjenjë e mirë teksa shoh përballjen më të jashtëzakonshme të të gjithëve bashkë në dy fronte; në luftën për dije e edukim dhe në tmerrin e luftës me Covid19.
Ju nuk u dorëzuat këta muaj; u përballët si heronjë, vetëm që e tashmja të mos e dëmtojë të ardhmen tonë.
Është e jashtëzakonshme ta mposhtësh frikën nga sëmundja e vdekja, dhe t’u ofrosh fëmijëve tanë ardhmërinë. Mirënjohje deri në admirim, të respektuar mësimdhënës, për punën tuaj në këto rrethana të jashtëzakonshme.
Mësimdhënës, prindër e nxënës….të gjithë bashkë sfiduam vdekjen këto muaj, po nuk i mbyllëm shkollat. Ky është akt heroik i të gjithë juve, sepse kuptuat se sfida e të tashmes nuk mund ta rrënojë të nesërmen tonë.
Sot, kur po mbyllim këtë periudhë mësimore, përsëri do të shohim përpara; me besimin se e keqja do të kalojë; me kurajon që të vazhdojmë sido qoftë e nesërmja po me këtë shpirt, po me këtë heroizëm.
Ju falemnderit të gjithëve për punën, vendosmërinë e guximin!
Gëzuar festat e fundvitit e u kthefshim në shkollë pa Covid 19.
Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja!
 
https://www.facebook.com/Nazzimi/videos/4094158183931107

You Might Also Like