Gjilan

Drejtori Nazim Gagica ngushëllon familjen Ibrahimi dhe mësimdhënësit

Shumë e respektuar familje Ibrahimi,
Të nderuar kolegë.
Miq të mësuesit Ilmi
Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit, veprimtarit, kolegut e mikut tonë të mirë Ilmi Ibrahimi.
Vdekja e mësuesit të respektuar, është një humbje e madhe për të gjithë ne dhe arsimin në përgjithësi, të cilit i shërbeu për vite të tëra gjatë gjithë jetës së tij.
Të gjithë bashkë, tani e tutje le të ruajmë në kujtesën tonë ato virtyte që e ndërtuan atë dhe le të provojmë të marrim nga virtytet e tij.
Nderim i përjetshëm jetës dhe veprimtarisë arsimore të mësuesit Ilmi Ibrahimi,
Ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe gjithë miqve për këtë humbje të madhe.

You Might Also Like