Futboll

Drenica e Gjilani marrin nga një pikë

DRENICA 0-0 GJILANI

– Mbyllet ndeshja!

+4′ minuta shtesë!

73 Nikac (Gjil) godet me kokë, topi shkon afër portës.

70′ Cikani (Dre) godet fuqishëm, por topi përsëri shkon mbi portë.

67′ Uka (Dre) gjuan nga goditja e lirë, por topi shkon mbi portë.

62′ Uka (Dre) shpërdoron rastin më të mirë, i vetëm me Kolicin gjuan shumë plogësht.

57′ Uka (Dre) nuk arrin ta shfrytëzoj gabimin e Franc Veliut që e humbet topin në zonë.

50′ Cyrbja dhe Nikac (Gjil) në rast të mirë shënimi, por sulmuesi malazez rrëshqet në fund.

46′ Nikac (Gjil) gjendet mirë në zonë dhe gjuan, por topi jashtë portës.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+1′ minuta shtesë!

43′ Kolici me dalje të pasigurtë, Zabergja nuk arrin ta dërgoj topin në rrjet.

42′ Zabergja (Dre) vjen me lëvizje fantastike, gjuan fuqishëm, Kolici e shpëton Gjilanin.

32′ Uka (Dre) gjuan fuqishëm, por pret Kolici.

25′ Ende asnjë rast i mirë për dy skuadrat.

20′ Ylber Kastrati (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Hila godet fuqishëm, por topi shkon në “himalaje”.

16′ Lojë e ashpër në mesfushë, shumë faulla nga dy skuadra.

10′ Dautaj (Gjil) gjuan nga distanca, por topi shkon jashtë portës.

05′ Ndeshja po zhvillohet në mes të fushës.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Mustafa, Ramadani, Elshani, Dumani, Bejta, Frasheri, Rapo, Uka, Qaqi, Zabergja. Kryetrajner: Johanes Tafaj

Gjilani: Koliçi, Halili, Veliu, Kastrati, Rapa, Cyrbja, Hila, Dautaj, Musolli, Kelmendi, Nikac Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Bardh Ajeti

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj

You Might Also Like