Futboll

Drita angazhon edhe një portier

KF Drita ka sjellë në radhët e veta një portier, i cili i është bashkëngjitur ekipit në stërvitje. Kështu në një njoftim të ekipit bardh e kaltër nga Gjilani është thënë se klubi ka angazhuar portierin Krenar Ramadani. Në njoftimin e plotë të KF Drita është thënë :

 

Krenar Ramadani te FC Drita

Ju njoftojm qe Krenar Ramadani është transferi i radhes per skuadren tone . Portieri nga Shkupi i eshte bashkuar skuadres me daten 25 janar ne Oher ku dhe po zhvillon fazen pregaditore me grupin e lojtarëve. Ramadani se fundmi ishte tek Flamurtari i Prishtinës.

Edhe pse jemi vetem 1 dite para mbylljes se afatit kalimtar ju bejm me dije që FC Drita nuk e ka mbyllur ende merkaton.

 

You Might Also Like