Futboll

Drita angazhon një maqedonas

 

 

FC Drita ka angazhuar një lojtar nga Maqedonia e veriut. Bëhet fjalë për mbrojtësin Vladica Brdarovski, i cili së fundi ishte lojtar i Vardarit të Shkupit.

 

Në njoftimin e FC Drita është thënë :

 

Brdarovski vishet bardh e kaltër

Njeri nder lojtaret me te mire te Vardarit sot vishet bardh e kaltër. Mbrojtësi i krahut te djathtë Vladica Brdarovski i lindur ne Bitol te Maqedonisë se Veriut, sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar me kampionin.

Berda ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe kështu do ta përforcojë edhe me shume fazën e mbrojtjes!

Berdarovski për me shume se pese vite ishte pjese e Vardarit ku gjate kësaj periudhe arriti qe te shpallej tre here kampion dhe për shume sezone barti shiritin e kapitenit, gjithashtu deri ne vitin 2015 ishte edhe pjese e kombëtares se Maqedonisë se Veriut.

You Might Also Like