Sportet me dorë

Drita arrin finalen e Kupës së Kosovës në Volejboll

Në Gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në Volejboll, KV Drita nga Gjilani është përballur me Kastriotin nga Ferizaj dhe klubi bardh e kaltër ia ka dalë që të ngadhënjejë me rezultat të pastër në sete 3:0.

Ndeshja është zhvilluar në Pallatin e Sporteve dhe të Rinisë në Prishtinë dhe shkaku i pandemisë është luajtur pa praninë e shikuesve.

Ferizajaset nuk ia kanë dalë t’i bëjnë ballë sulmeve të furishme të Dritës, të cilat janë udhëhequr nga kryetrajneri Lorik Ilazi, kështu që në setin e parë ato janë kufizuar në 16 pikë. Në setin e dytë gjilanaset ishin edhe më bindëse, duke ngadhënjyer me rezultat 25:9, kurse ato nuk lejuan befasi as në setin e tretë, të cilën e fituan në dobi të vetin me rezultat 25:11.

Pra edhe këtë vit Drita preku finalen kësaj radhë duke e mundur Kastriotin me rezultat 3:0 (25:16, 25:9, 25:11). kryelajmi.com

You Might Also Like