Futboll

Drita, Ballkani apo Gjilani, kush do të dalë e para në garën e nxehtë për titull

Vetëm tri xhiro para përfundimit të garave të Superligës së Kosovës në futboll, lufta për titull si asnjëherë më parë është e nxehtë, e paqartë dhe tepër interesante, meqë në gara janë tri ekipe, dy prej të cilave janë nga Gjilani.

Drita, Ballkani dhe Gjilani, tashmë janë pozicionuar si tri skuadrat e para në tabelën e klasifikimit dhe që luftojnë për rrëmbimin e titullit të këtij edicioni.

“Janë tepër intersante dhe tejet të vlefshme për secilën skuadër, secila ndeshje e radhës si kundër që këtë garë e bënë edhe më kurioze fakti që secila prej këtyre tre pretedenteve takohen njëra me tjetrën dhe këtu kalkulime nuk ka , secila lufton për vete”, kështu është shprehur Fehmi Sylejmani, ish gazetar dhe njohës i mirë i futbolllit. Sipas tij, në secilën xhiro të mbetur, do të ketë nga një përballje interesante ndëmrjet këtyre ekipeve.

“Cdo lëshim, cdo ngecje apo cdo gabim i ndonjërës nga këto tri skuadra, në cilën do xhiro të mbetur do të jetë fatale për ta, që de fakto dhe de jure e largon nga lufta për titull. Në këto tri javë të mbetura, vetëm Drita është paska më e favorizuar, ngase ka tri pikë më shumë se përcjellësi i parë Ballkani dhe katër më shumë se përcjellësi i tretë Gjilani”, ka thënë Sylejmani. Sipas tij, teoritikisht dhe matematikisht, gjasat më të mëdha për t’u bërë kampion i Kosovës në futboll, aktualisht këtë vit i ka Drita, e cila i prinë tabelës me 65 pikë, e që duhet t’i sigurojë dy fitore dhe një barazim, apo të barazojë me Gjilanin dhe Ballkanin, dhe të triumfojë patjetër ndaj Drenicës.

Ndërkaq, për skuadrën tjetër lokale, Gjilani, që aktualisht është në pozitën e tretë me 61 pikë, Sylejmani ka thënë se duhet t’i fitojë të tria ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë në fat, nëse Drita barazon ose humb ndeshjen e fundit me Ballkanin.

“Skuadra e dytë në tabelë, Balkani, me 62 pikë mund të bëhet kampion, vetëm nese i fiton tri ndeshjet e mbetura ndaj Prishtines, Gjilanit dhe Drites”, ka komentuar Sylejmani, kalkulimet e mundshme të këtyre tri xhirove. Sylejmani, tutje ka shtuar se, ajo skuadër që di ta ruaj qetësinë e lojës, organizon dhe menaxhon mirë lojën, aplikon lojë presingu, nuk bjen nën presion të rezultateve dhe ajo skuadër që posedon lojtarë të mjaftueshëm potencialisht të të njejtave cilësi për të rifreskuar ekipin për këto tri xhiro, do të jetë pa asnjë dyshim ngadhënjimtare e padiskutueshme.

Përderisa gjasat më të mëdha për titull, sipas Fehmi Sylejmanit, në këto momente i ka Drita, lufta për vendin e dytë do të jetë po ashtu shumë e nxehtë dhe mjaftë interesante dhe mbase edhe e paqartë deri në fund.

“Sipas renditjes dhe ndeshjeve, gjasat më të mëdha për pozitën e dytë tashmë i ka Ballkani, për faktin se ka një pikë më tepër se Gjilani dhe matematikisht i mjaftojnë dy fitore, derisa Gjilanit i duhen tri fitore ose dy fitore dhe një barazim”, ka analizuar edhe këtë mundësi të pozitës së dytë në tabelën e klasifikimit.

Mirëpo, Sylejmani, megjithatë thotë se, pavarësisht këtyre analizave, në futboll, janë të mundshme të gjitha solucionet, përktësisht të tri rezultatet, prandaj pikërisht për këtë arsye futbolli është loja më e popullarziaur në botë dhe është bukuria e saj ne vete, sepse gjithmonë

befasitë e bëjnë shumë më tëheqëse këtë lojë magjepse, e cila do qoftë skuadër që behët kampion nuk është ndonjë befasi.

You Might Also Like