Futboll

Drita befason për të keq

 

Është dashur të kalojnë tridhjetë ndeshje pa humbje dhe Drita më në fund u ndal edhe atë në fushë të vet në ballafaqimin ndaj Flamurtarit.

Kampioni i Kosovës befas u mposht në shtëpi të vet me rezultat 1 me 3 edhe atë nga ekipi që këtë pranverë mezi shpëtoi nga rënia në Superligë.

Fillimi i ndeshjes nuk ka paralajmëruar një zhvillim të tillë, ngase Drita ka dominuar lojën, bile erdhi në epërsi në minutën 23, kur pas një gjuajtje nga këndi Xh. Shabani kombinoi shkurtër me një bashkëlojtar të tij, harkoi në bendi dhe Kaja me kokë qëlloi këndin e epërm të djathtë të Nezirit.

Drita pati disa raste që të shënojë sërish, por nuk ia doli, kurse pjesëloja e dytë ishte krejt ndryshe.

Që në nismë ta saj pas një gjuajtje dënimi u krijua një tollovi dhe topi u dëbua nga Boshnjaku deri te Kabashi që me kokë barazoi rezultatin.

Mysafirët kanë shënuar edhe në minutën 80, kur Kuka, duke dashur që me gjoks t’ia kthejë topin portierit ia dhuroi atë Shillovës, që me të parën qëlloi për 1:2.

Drita më kot u përpoq që të barazojë rezultatin, nuk ia doli as kur u dhanë 7 minuta lojë shtesë dhe pikërisht në minutën e fundit të shtesës, kur më së paku pritej Shillova me një gjuajtje nga anash qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të portierit të Dritës, i cili nuk e kishte ditën e tij dhe ndeshja u mbyll me rezultat 1:3.

 

You Might Also Like